Udhëtimi i Lirë

Në kuadër të projektit “Green Up!”, i cili financohet nga Erasmus+ EU, Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” mori pjesë në youth exchange e rradhës me 5 të rinj të përzgjedhur nga qyteti i Durrësit.

Gjatë këtij shkëmbimi 8 ditor të rinjtë nga 6 vende të botës: Shqipëri, Itali, Serbi, Gjeorgji, Tunizi dhe Poloni zhvilluan workshop dhe aktivitete eco friendly. Të rinjtë tanë  zhvilluan sesionin “Best Bag Idea” i cili konsistonte në realizimin e 4 çantave me materiale të riciklueshme të cilat duhet të ishin: rezistente (të qëndrueshme), të këndshme (cool) dhe më e rëndësishmja të krijuara me material të riciklueshme që gjenden lehtësisht në shtëpi.

Sesioni për “Permakulturën” tërhoqi vëmendjen dhe la më shumë mbresa tek të rinjtë pjesëmarrës, ndaj ata vendosën që eksperiencën e re ta ndajnë edhe me bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri. Kryesisht do të jenë të rinjtë e gjimanzeve të Durrësit që do të informohen dhe ndërgjegjësohen për rëndësinë e Permakulturës dhe Kompostimit. Aktivitetet e “Green Up!” vijojnë!

 

sq