Të mbështetur nga Raiffeisen Bank dhe në kuadër të zbatimit të projektit “Clean Today – Healthy Tomorrow” për katër muaj radhazi nxënësit e shkollave “Dom Nikoll Kaçorri”, “Benardina Qeraxhia”, “Olsi Lasko” dhe “Beqir Çela” janë njohur me elementet ku ndërthuren mjedisi dhe monumentet arkeologjike e historike të Durrësit. Në këto shkolla u zhvillua fushata e ndërgjegjësimit të të rinjve, mbi rëndësinë e riciklimit, si një formë e rëndësishme e mbrojtjes së mjedisit. Nxënësit e shkollës “Beqir” Çela u shpallën më të mirët për numrin e veprave të paraqitura dhe për cilësinë e shfrytëzimit të materialeve të riciklueshme, duke u bërë njëkohësisht edhe fitues të një peme ulliri.