Shoqata “Udhëtim i Lirë-Liberi di Viaggiare” zhvillon projektin “Youth Eco Act” në kuadër të programit SENIOR-II dhe zbatohet nga REC – Qendra Rajonale e Mjedisit në Shqiperi, mbështetur dhe financuar nga Ambasada Suedeze në Tiranë. Ky projekt adreson nevojën për zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshme të shoqatës dhe të rinjve, duke mundësuar krijimin e modeleve pozitive në mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit turistik. 65 të rinj do të trajnohen për të nxitur dhe mbështetur nisma mjedisore. Modele të mbetjeve të diferencuara dhe përdorimi i materialeve të riciklueshme për të mbrojtur mjedisin, do të kultivohen tek të rinjtë dhe qytetarët.