Vijojnë aktivitetet në kuadër të projektit “Composting on farm for mitigation of climate changes”

Përshkrimi

Shoqata “Udhëtim i Lirë – Liberi di Viaggiare” po vijon implementimin e projektit “Composting on farm for mitigation of climate changes”. Projekti financohet nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet programit “Ndihma Zyrtare për Zhvillim (Aid)”.

Gjatë këtij muaji koordinatorja Miranda Mansaku dhe eksperti i projektit Shpend Shahini, kanë vijuar punën me informimin e fermerëve për proçesin e kompostimit. Ata kanë zhvilluar takime të drejtëpërdrejta me fermerët dhe i kanë dhënë informacione praktike për kompostimin.

Përveç fermerëve të përfshirë në projekt, në takimet e zhvillluara kanë marrë pjesë edhe fermerë të tjerë të zones.

sq
en_GB sq