Rreth Nesh

Shoqata “Udhëtim i lirë –Liberi di viaggiare (Uil-LdV)” është krijuar në qershor të vitit 2015 me vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Uil-LdV është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, joqeveritare, jopolitike, e cila nuk ndjek qëllime fitimi dhe është e hapur për të gjithë ata që punojnë për realizimin e qëllimeve të saj. Ndonëse e krijuar para pak vitesh, UiL-LdV po bën përpjekje serioze të shndërrohet në një faktor për arritjen e ndryshimeve të qëndrueshme dhe pozitive në Qarkun e Durrësit, duke vënë theksin në çështjet e zhvillimit të turizmit, promovimit të vlerave historike, trashëgimisë e kulturës vendase, zhvillimit të teknologjisë, rinisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Qysh nga krijimi, përmes aktiviteteve të rritjes së kapaciteteve, nismave edukative, avokuese dhe informuese, shoqata UiL, është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të shoqërisë civile në Qarkun e Durrësit. Ajo ka qëllime të qarta të lidhura me krijimin e partneriteteve me organizata me të njëjtin fokus, me antarësimin në rrjete rajonale, promovimin tek donatorët, zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve që synojnë edukimin dhe zhvillimin e komuniteteve lokale si dhe në realizimin e aktiviteteve me impakt të drejtpërdrejtë në mjedis, edukimin e brezit të ri, dhe promovimit të turizmit përmes artit pamor nga të rinjtë.

Aktivitete të realizuara

Historiku relativisht i ri i shoqatës nuk ka qene faktor frenues në zbatimin e aktiviteteve të shumta lokale dhe kombëtare, një pjesë e të cilëve janë mundësuar falë mbështetjes së ofruar nga Bashkia Durrësit. Aktivitetet të tilla përfshijnë:

• Eventet për ndërgjegjësimin publik për Ditën e Tokës më 22 prill 2016 dhe 2017, të organizuara në bashkëpunim me Rjetin Earth Day Network dhe me Bashkinë e Durrësit dhe Drejtorinë Arsimore Rajonale (DAR).
• Ekspozitat e fotografive “Durrës 2016”, “Talent 2016”, “Turizmi i Qëndrueshëm 2017” dhe “Gavril Priftuli 2017”, të organizuara me nxënës të shkollave të mesme të Qarkut Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe DAR.
• Java e Lëvizshmërisë, 17 – 22 Shtator 2017 në bashkëpunim me Bashkinë e Durrësit dhe OJQ të tjera në Durrës, nën kujdestarinë e Delegacionit të BE-së në Tiranë.
• Konkursi i esseve “Udhëheqja në shoqërinë civile”, i organizuar me studentët e universiteteve shqiptare dhe kosovare, në bashkëpunim me Shoqatën për Zhvillimin e Lidershipit Shqipëri dhe Kosovë, YOU Care dhe Kongresin Rinor Kombëtar.

Skuadra Jonë

Miranda Mansaku
Drejtoreshë Ekzekutive
Armela Bejko
Trajnere dhe Eksperte
Ariola Panteqi
Trajnere dhe Këshilluese

Brenda harkut kohor te tre viteve Shoqata ka mundësuar anëtarësimin në disa rrjete OJF-sh si Fondacioni Anna Lindth, Kongresit Rinor Kombëtar, Dita e Tokës, dhe Platformës së Bashkëpunimit Rinor të Ballkanit Perëndimor. Në kuader të bashkepunimit me institucionet vendore Shoqata ka nenshkruar programe bashkepunimi me Bashkite Durrës e Shijak, Këshillin e Qarkut Durrës, Drejtorinë Arsimore Durrës si dhe me Shkollat e Mesme të Përgjithshme Naim Frasheri dhe Gjergj Kastioti në Durrës.

sq
en_GB sq